Arrestohet autori i pesë vjedhjeve në Durrës

Durrësi

Arrestohet autori i pesë vjedhjeve në Durrës

Më: 22 mars 2022 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Policia në Durrës ka vënë në pranga një 41-vjeçar që ishte kthyer në “makthin” e qytetarëve të Durrësit si autor i një sërë vjedhjesh.

Nisur nga disa denoncime të bëra nga qytetarët ditëve të fundit në Komisariatin e Policisë Durrës, policia vuri ”në pranga shtetasin me iniciale P. P., 41 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Durrës. Ai u kap ndërsa tentonte të vidhte një banesë në lagjen nr. 2, Durrës.

Nga sekuestrimi i rrobave që ai përdorte gjatë vjedhjeve por edhe bazuar në pamjet filmike të sekuestruara u bë e mundur zbardhja e një sërë vjedhjesh, autor i të cilave dyshohet të jetë 41-vjeçari i arrestuar në flagrancë.

Vjedhjet e kryera:

Më datë 09.03.2022, në lagjen nr. 5, ka vjedhur një aparat celuar në një furrë buke, në pronësi të shtetasit D. S.;
Më datë 07.03.2022, ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr. 11, Durrës;
Më datë 24.01.2022, ka vjedhur një sasi lekësh në një furrë buke, në lagjen nr. 12 Durrës, në pronësi të shtetasit E. K.;
Më datë 11.01.2022, ka vjedhur një sasi lekësh në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetases N. Sh., në lagjen nr. 2, Durrës.
Më datë 17.12.2022, ka vjedhur një biçikletë në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr. 1 Durrës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat