Shfrytëzonte për prostitucion 5 shtetase të huaja, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Durrësi

Shfrytëzonte për prostitucion 5 shtetase të huaja, arrestohet 39-vjeçari në Durrës

Më: 26 mars 2024 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, shtetasi Ismet Zoto. Mësohet se ai shfrytëzonte për prostitucion 5 shtetase të huaja në një banesë me qira, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.

Sakaq, raportohet se Zoto u konfliktua me një nga shtetaset, më konkretisht me një 23-vjeçare nga Barcelona.

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë hetimet e thelluara për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në një rast prostitucioni, të goditur nga Policia, më datë 6 mars 2024.

Vihet në pranga 39-vjeçari që u konfliktua me 23-vjeçaren nga Barcelona.

Ai akuzohet se shfrytëzonte për prostitucion, këtë shtetase dhe 4 të tjera të huaja, në një banesë me qira, në lagjen nr. 2, ku gjithashtu konsumoheshin lëndë narkotike.

Më herët, për rastin u proceduan penalisht 5 shtetaset e huaja.

Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, për të përcaktuar plotësisht autorësinë dhe rrethanat e mbajtjes së një banese në lagjen nr. 2, Durrës, për prostitucion dhe për konsumim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit I. Z., 39 vjeç, banues në Shijak.

Në lidhje me rastin, për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat