Priten arrestime, prokuroria nis hetimin për regjistrat e Kadastrës në Durrës

Durrësi

Priten arrestime, prokuroria nis hetimin për regjistrat e Kadastrës në Durrës

Më: 1 prill 2022 Në ora: 15:06
Artan Lame

Prokuroria ka nisur hetim për akuzat e kreut të Kadastrës Artan Lame në lidhje me problemet e hasura me registrat e këtij institucioni në Durrës.

Gazetari Leonidha Musaj raporton se prokuroria do të bëjë verifikimin e veprimeve në regjistrat e Kadastrës së Durrësit për të verifikuar abuzimet në to.

Pak ditë më parë, Lame tha se ka ngritur një grup pune për inventarizimin e regjistrave të Kadastrës së Durrësit pas problemeve të mëdha të hasura me to, siç është edhe grisja e fletëve.

Sipas Lames, këto dosje që shërbejnë për regjistrimin e pronave të shqiptarëve janë keqpërdorur nga punonjës gjatë 22 viteve më parë, ndërsa ai demonstroi si u janë grisur fletët. Nga 1063 regjistra, vetëm 152 janë në gjendje të mirë kurse pjesa tjetër kanë modifikime ku mungojnë fletët, sipas tij.

“E them me trishtim që situata në arkivin tejkalon cdo lloj imagjinate kjo vetëm me disa shifra. 1063 regjistra vetëm 152 regjistra janë të mira dhe të paprekura, pjesa tjetër ka vëretje.

Këto regjistra mungojnë 730 fletë që do të thotë në regjistrat e pasurive të paluajtshme nuk janë fare, duke u grisur. Janë hequr një fletë dhe është vendosur një tjetër. Drejtoria e Durrësit ngriti një grup pune për inventarizimin .

Situata e trashëguar në kadastrën e Durrësit kalon imagjinatën, janë grisur fletët, imagjinoni të gjitha janë pasuri dhe halle njerëzish. Rezultojnë 569 fletë të dubluara. Përgjegjësia është e kujdo që ka punuar në këtë mënyrë gjatë 22 viteve.

Nuk ka pasur rregullore, nuk ka pasur punonjës të arkivit me inventar. Ska pasur asnjë inventar dhe natyrisht s’ke kujt i vendos gishtin mes punonjësve që kanë bërë këtë gjë. Mjaft më me këtë çmenduri, sot Durrësi nuk duhet ta dijë ku e ka zyrën e kadastrës. Por qytetari do ta marrë shërbimin online nga E-albania.

 Ky material do t’i depozitohet ministrisë së drejtësisë por edhe zyrës së kryeministrisë”, tha Lame.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat