Durrës, plagosi me thikë të vëllain pas një sherri, arrestohet 20-vjeçari

Durrësi

Durrës, plagosi me thikë të vëllain pas një sherri, arrestohet 20-vjeçari

Më: 27 prill 2022 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Plagosi me thikë vëllain e tij, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari në Durrës.

Gjithçka ka nisur nga një sherr për motive të dobëta dhe më pas ka përfunduar në goditje me thikë nga ana e 20-vjeçarit ndaj të vëllait.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. O., 20 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 13, Durrës, ka goditur me mjet prerës (thikë), vëllanë e tij, shtetasin E. O., 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – bën me dije policia.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat