Grabitet një kompani celulare në Durrës

Durrësi

Grabitet një kompani celulare në Durrës

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 12:59
Foto ilustrim

Në Durrës, është grabitur një kompani celulare. Grabitësi ka hyrë në dyqan, ka kërcënuar shitësen dhe i ka marrë me dhunë 45 mijë lekë. Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Po punohet për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë shpallur në kërkim shtetasin Sh. Z., 28 vjeç, banues në Shijak, pasi është futur në dyqanin e një kompanie celulare dhe i ka marrë me forcë shitëses, 45.000 lekë.

Po punohet për kapjen e tij

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat