Bllokohet në Durrës peshkarexha me 80.000 litra naftë kontrabandë

Durrësi

Bllokohet në Durrës peshkarexha me 80.000 litra naftë kontrabandë

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

Një sasi e madhe prej 80 mijë letra naftë është bllokuar nga Policia Kufitare në Portin e Durrësit. Gjithashtu, është bllokuar peshkarexha që doli në det pa njoftuar Portin dhe fiku qëllimisht GPS për të shmangur gjurmimin dhe itinerarin.

Janë shpallur në kërkim administratori, kapiteni dhe mekaniku i peshkarexhës, të cilët kishin përshtatur një depozitë për naftën e kontrabanduar, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, si dhe kishin ankoruar peshakrexhën pa njoftuar në ish-kantierin detar në Portin e Durrësit.

Blutë bëjnë me dije se peshkarexha kishte dalë pa lejen e kapitenerisë në det të hapur dhe më pas kishte fitur GPS me qëllim humbjen e gjurmëve.

Mësohet se në këtë moment peshkarexha ka ngarkuar karburantin nga një tjetër anije dhe është kthyer në port me depozitat plotë.

Në vijim të veprimeve u bë sekuestrimi i peshkarexhës dhe i sasisë së naftës të dyshuar të kontrabanduar.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës po vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, identifikimin dhe vënien para përgjegjesisë ligore të shtetasve të tjerë të përfshirë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat