20-vjeçari përplas me makinë këmbësorin në Durrës

Durrësi

20-vjeçari përplas me makinë këmbësorin në Durrës

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pak më parë në lagjen numër 13 në qytetin e Durrësit.

Aksidenti ka ndodhur në orën 18:55, ku 20-vjeçari S.B., duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar V. A., 76 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat