Turistët largohen pas pushimeve në Durrës, fluksi është tani në dalje

Durrësi

Turistët largohen pas pushimeve në Durrës, fluksi është tani në dalje

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Pas pushimeve në Shqipëri, të huaj dhe shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.

Gjatë javës së fundit, sipas APD-së, janë përpunuar 60,255 udhëtarë, prej të cilëve 44,169 në dalje dhe 16,086 në hyrje.

Natën e së dielës duke u gdhirë e hëna u larguan me tragete nga porti i Durrësit 5145 persona dhe mbi 1300 automjete.

Ndërkaq gjatë ditës se sotme me dy tragetet e Barit dhe një të Ankonës mbërritën në vend rreth 1040 persona. Kahu i fluksit ka ndryshuar prej ditësh dhe raporti në 24 orët e fundit është 1 me 5, në favor të daljeve. Pushimet pothuajse mbaruan. Edhe në dy fundjavat e ardhshme do të vijojë ky fluks në dalje për t’i lënë vendin një qarkullimi normal, më pas, mes dy brigjeve të Adriatikut.

Për të përballuar fluksin kompanitë lundruese dhe autoritetet kufitare dhe doganore po punojnë me kapacitet të plotë për një përpunim të shpejtë në kohë. Për shkak të fluksit në të dyja anët e Adriatikut, në portet italiane të Barit e Ankonës dhe në Durrës, gjatë sezonit  ka pasur dhe vonesa në oraret e nisjes së trageteve.

Krahasuar me vitin e kaluar, gjatë sezonit lëvizjet e shtetasve të huaj dhe vendas nga Durrësi, porta më e madhe detare në vend, janë shtuar ndjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat