Durrës, sekuestrohen 22.5 mijë ton naftë; dyshohej se vinte nga Rusia

Durrësi

Durrës, sekuestrohen 22.5 mijë ton naftë; dyshohej se vinte nga Rusia

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 19:13
Anija e bllokuar e cila dyshohet se kishte naftë nga Rusia

Në Shqipëri, policia e Durrësit njoftoi sot se ka bllokuar një anije me 22.500 ton naftë, origjina e së cilës dyshohet të jetë Rusia. Anija “Grace Felix”, me flamur liberian, ndodhej prej disa ditësh afro 5 milje nga bregu i Durrësit dhe kishte nisur procedurat për shkarkimin e naftës, vlera e përafërt e së cilës, sipas bursës, shkon në mbi 18 milionë dollarë.

Sipas dokumentacionit të paraqitur, anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër. Por policia tha se kishte "dyshime të arsyeshme" se sasia e naftës e kishte “origjinën nga vendet nën embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt”.

Për pasojë është bërë sekuestrimi i sasisë së karburantit dhe i dokumentacionit të lundrimit, ndërkohë që kapiteni dhe 22 anëtarë të ekuiazhit janë ndaluar në pritje të verifikimeve të mëtejshme.

Mësohet se nafta ishte porositur nga një kompani shqiptare me bazë në Elbasan./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat