​Moti i keq shkakton probleme në ujësjellësin e Durrësit

Durrësi

​Moti i keq shkakton probleme në ujësjellësin e Durrësit

Më: 10 mars 2023 Në ora: 23:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Moti i keq ka shkaktuar probleme në stacionin e pompave në Fushë Kuqe në Shqipëri, nga ku furnizohet me ujë Durrësi.

Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës njoftoi mbrëmjen e së premtes se për shkak të një defekti që ka ndodhur në stacionin e pompave në Fushë Kuqe do të ketë probleme në furnizimin me ujë gjatë dy ditëve në vazhdim.

Sipas njoftimit, për shkak të motit të keq, ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në stacionin e pompave dhe për pasojë tubacioni kryesor ka pësuar dëmtim të rëndë.

Brigada e avarisë ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për riparimin e defektit, ndërsa SHRUKD thekson se kjo situatë është e përkohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat