Rrezohet gjatë punës, plagoset punonjësi i hekurudhës në Durrës

Durrësi

Rrezohet gjatë punës, plagoset punonjësi i hekurudhës në Durrës

Më: 11 prill 2023 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

 Një punonjës i drejtorisë së hekurudhës në Durrës është rrëzuar teksa po sistemonte ngarkesën e një kamioni. Për këtë ngjarje ka nisur një hetim ndaj teknikut në këtë drejtori.

Bëhet fjalë për shtetasin I.XH, ndërsa ky i fundit, akuzohet për veprën penale “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.

Policia thotë se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe po mbahen nën kontrollin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit I. XH., 62 vjeç, banues në Durrës, me detyrë teknik në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës, pasi në lagjen nr.13, shtetasi A. M., 63 vjeç (punonjës i kësaj drejtorie), është rrëzuar gjatë kohës që po sistemonte ngarkesën në një kamion dhe për pasojë është dëmtuar. 63-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat