Moti i keq në Durrës, vonesa në linjat e trageteve

Durrësi

Moti i keq në Durrës, vonesa në linjat e trageteve

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:14
Durrës

Moti i keq, që ka përfshirë qytetin e Durrësit, ka shkaktuar vonesa në nisjen e trageteve nga durrësi drejt porteve italiane.

Dy tragetet me nga 750 pasagjerë janë nisur me 5 orë vonesë, njëri rreth orës 03:15 minuta dhe tjetri në 04:00 të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Kapiteneria e portit Durrës njofton se shkak për vonesat në nisje, është bërë era dhe deti me forcë mbi 6 ballë.

Probleme gjithashtu janë hasur edhe në sektorin e peshkimit, ku puna është pezulluar përkohësisht, ndërsa kushtet atmosferike janë drejt përmirësimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat