Denoncimi i fortë i gazetarit: Në periferinë e Durrësit po blihen vota

Durrësi

Denoncimi i fortë i gazetarit: Në periferinë e Durrësit po blihen vota

Më: 4 maj 2023 Në ora: 22:58
Foto ilustrim

Gazetari Lavdrim Lita tha për “Now me Erla Mëhillin” se është perfieria e Durrësit ajo që vendos fitoren në qytet.

Sipas tij kjo është dhe zona më e prirur për të rënë pre e sulmeve të elementëve kriminalë.

“Nuk besoj se qytetarët e Durrësit brenda vijës së verdhë pranojnë tundime apo kërkesa për shitblerje vote, por në këto 4 zona të cilat unë kam dijeni mendoj që duhet të ketë një vëmendje të shtuar të forcave policore dhe të organeve hetimore.

Nëse kjo nuk bëhet unë më shumë se kaq, që t’i them se ku janë zonat që ka problematika, është në dorën e institucioneve dhe në bashkëpunimin e tyre pastaj,” – u shpreh Lita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat