Gjendet e pajetë në breg të detit 69-vjeçarja në Durrës

Durrësi

Gjendet e pajetë në breg të detit 69-vjeçarja në Durrës

Më: 9 maj 2023 Në ora: 15:12
Policia

Policia e Durrësit bën me dije se mbrëmjen e djeshme në breg të detit, zonën e Kavalishencës është gjetur  e pajetë 69-vjeçarja F.T.

Dyshohet se 69-vjeçarja është mbytur në ujë.

Sakaq grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi: “Mbrëmjen e djeshme, në breg të detit, në zonën e Kavalishencës, është gjetur e pajetë, dyshohet e mbytur në ujë, një shtetase e paidentifikuar në momentin e gjetjes.

Nga verifikimet e kryera pas gjetjes së trupit të pajetë, ka rezultuar se shtetasja e dyshuar e mbytur në ujë, ishte F. T., 69 vjeçe, banuese në Tiranë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat