‘Njerëzit që ndjekin numrat kurrë nuk bëjnë para’ - Bota Sot
‘Njerëzit që ndjekin numrat kurrë nuk bëjnë para’

Ekonomi

‘Njerëzit që ndjekin numrat kurrë nuk bëjnë para’

Më: 13 mars 2019 Në ora: 14:06
Edi Demaj

AUK ka mbajtur sot konferencë me sipërmarrësin Edi Demaj, nga Amerika, ku studentët patën rastin të njihen nga afër me rrugën që ky sipërmarrës i suksesshëm ka ndjekur për të arritur deri këtu ku është sot.

Demaj ka treguar për ditën kur ka filluar dhe themelimin e kompanisë të parë të tij, kur edhe ka filluar gjithçka. E për të arritur suksesin, ai tha se duhet insistuar shumë në mënyrë që të arrihet diçka.

Ai tha se financat, kontabiliteti dhe kontratat janë bazat që çdo ndërmarrës duhet t'iu kushtojë rëndësi, por shtoi se po aq e rëndësishme është edhe njohja e ligjit.

"Eksperienca ime me investitorë është se ideja ka shumë rëndësi, pasioni që ai ka për idenë. Në fillim kjo është me rëndësi. Unë kam rastisur edhe me raste kur kam takuar njerëz me ide shumë të mira, por nuk ka mundur ta bëjë punën vetë pasi është dashur të ketë edhe planin financiar. Për këtë mund të merren njerëzit që merren me atë punë. Besoj se njerëzit që veç i ndjekin numrat kurrë nuk bëjnë para. Nëse koncentrohesh vetëm aty, mua më duket se e humb pak atë anën njerëzore", tha ai.

Sipërmarrësi nga Amerika, thotë se gjithmonë dëshiron që të nxisë të tjerët të investojnë në Kosovë, pasi  edhe këtu mund të bëhet diçka e mirë.

"Gjirafa ka qenë kontributi im i parë që kam dhënë. E dyta është Kodelabs, që bazën e ka në Kosovë, 80 për qind e ndërtimit është në Kosovë, ndërsa më pas kur të arrijë një vlerë më të madhe, i shtynë edhe njerëzit jashtë Kosovës që të interesohen të investojnë këtu duke thënë se: 'edhe ne mund të kemi një kompani që arrin këtë vlerë'", tha Demaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...