Mërgimtarët dërguan 800 milionë euro në Kosovë - Bota Sot
Mërgimtarët dërguan 800 milionë euro në Kosovë

Ekonomi

Mërgimtarët dërguan 800 milionë euro në Kosovë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 07:29
Ilustrim

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, tha se shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës po vazhdojnë të dërgojnë para në Kosovë dhe se ata janë një ndër tri shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës.

“Në vitin 2018, mërgimtarët dërguan në Kosovë 800 milionë euro dhe kjo është një rritje vjetore prej 5.5 %. Edhe 1 miliard euro janë shpenzime të udhëtimeve që ne besojmë se janë realizuar nga banorët jo rezident të Kosovës, e në këtë rast mërgimtarët. Shuma shkon deri në 1.8 miliardë euro për një vit”, tha ai në emisionin “STRIKE”.

Sipas tij do të ishte mirë që remitencat do të investoheshin në zhvillim ekonomik të Kosovës dhe jo vetëm për konsum që sot po shpenzohen në Kosovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...