Hapet panairi për punësimin e personave me aftësi të kufizuar

Ekonomi

Hapet panairi për punësimin e personave me aftësi të kufizuar

Më: 15 tetor 2019 Në ora: 05:59
Ilustrim

Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit”.

Ky panair zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. 

Ngjarja ka në fokus takimin e punëdhënësve me punëkërkuesit ku prezent do të jenë autoritetet përkrahëse, grupet e interesit, personeli i oranizatorëve, dhe anëtarët.

 Gjatë këtij organizimi do të bëhen prezantime lidhur me fushatën si dhe aktivitete të tjera joformale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat