OAK kërkon nga MBPZHR të perkrahë sigurimin e produkteve bujqësore

Ekonomi

OAK kërkon nga MBPZHR të perkrahë sigurimin e produkteve bujqësore

Më: 14 maj 2017 Në ora: 13:53
OAK kërkon nga MBPZHR të perkrahë sigurimin e produkteve bujqësore

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës vizitën e radhës e zhvilluan në Komunën e Shtimes për të biseduar në lidhje me ngricat që mbretëruan në sezonin e pranverës, gjë që i shkaktoi dëme të mëdha bujqësisë së kësaj komune, ku edhe iu është kërkuar Komunës së Shtimes që sektori i bujqësisë të shndërrohet në departament.

Sipas një komunikate të OAK-ut, vitin e kaluar niveli qendror ka përkrahur këtë komunë me grante 600.000 euro dhe subvencione 400.000 euro, kurse, nga dëmet e shkaktuara janë kompensuar vetëm 25% e tyre.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik në këtë komunë, Sabri Çerkini theksoi se ka lëvizje pozitive nga ana e nivelit qendror dhe janë mesatarisht të kënaqur.

“Oda do të merret me përkrahjen e bujqësisë dhe kërkojë sigurimin e produkteve bujqësore, metodë kjo që zbatohet në vendet  evropiane, dhe këtë praktikë ta zbatojmë edhe ne, theksoi Hysni Zogaj, anëtarë i bordit të OAK-së.

“Pasi sektori i bujqësisë nuk është i veçantë por vepron në kuadër të drejtorisë për zhvillim ekonomik, propozohet që të kalojë ndaras ky sektor në departament të veçantë, pasi që në Komunën e Shtimes është e zhvilluar bujqësia dhe shfaqet nevoja për një gjë të tillë”, theksoi Hyzer Gashi, bashkëpunëtor i OAK-së në këtë komunë.

Në komunikatë thuhet se këtë propozim e përkrah edhe Oda e Afarizmit të Kosovës, duke e marrë parasysh se nevoja dhe mundësia për zhvillimin e bujqësisë në këtë rajon është shumë e madhe.

Së bashku më Zogajn për t’u njoftuar me situatën në këtë komunë, prezent ishin zyrtarët për komunikim me biznese nga Oda e Afarizmit të Kosovës, Donika Gashi, Qendresa Ibrahimi dhe Rrushe Maloku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat