Kusari-Lila: Maqedonia pranon heqjen e ndalesës për miellin - Bota Sot
Kusari-Lila: Maqedonia pranon heqjen e ndalesës për miellin

Ekonomi

Kusari-Lila: Maqedonia pranon heqjen e ndalesës për miellin

Më: 13 shtator 2013 Në ora: 19:55

Zv/kryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar për profilit të saj në Twitter se Qeveria e Maqedonisë ka pranuar ta heqë ndalesën për miellin e Kosovës.

“Sapo u informuam se ndalesa e miellit e vendosur nga Qeveria e Maqedonisë do te hiqet nesër në mesnatë në mes të 14 dhe 15 Shtatorit”, ka shkruar ministrja Kusari-Lila.

Ende nuk dihet a do të hiqet dhe kur do të hiqet taksa e Maqedonisë prej 2 eurosh e vendosur për qytetarët e Kosovës.

"Hapi i radhës, diskutimi mbi heqjen e taksës së qytetarëve dhe ndalesave të vëna në vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë", ka shkruar tutje Kusari-Lila.

Ministrja Kusari-Lila ka paralajmëruar heqjen e bllokadës së mallrave të Maqedonisë në momentin që shteti fqinj pranon heqjen e taksës për qytetarët dhe ndalesën e eksportit të miellit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...