Roma mbyll portet për anijen e një OJQ-je me 300 migrantë

Evropë

Roma mbyll portet për anijen e një OJQ-je me 300 migrantë

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 18:49
300 migrantë

Portet italiane do të rinë të mbyllura për rreth 310 migrantët e shpëtuar në Mesdhe nga OJQ-ja spanjolle “Proactiva Open Arms”, deklaroi sot ministri italian i Brendshëm, Matteo Salvini, pas një refuzimi të parë nga autoritetet e Maltë.

“Përgjigja ime është e qartë, portet italiane janë të mbyllur!”, shkruan në “Twitter” ministri i ekstremit të djathtë.

“Për trafikantët e qenieve njerëzore dhe për ata që i ndihmojnë, festa mbaroi”, vazhdon ai.

Salvini theksoi se “kërkesa e OJQ-së për të lejuar aksesin në territorin italian të burrave, grave, fëmijëve dhe bebeve të shpëtuara dje, u dërgua pas një përgjigje negative nga Malta”. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat