Një valë e pazakontë e të ftohtit ekstrem përfshin vendin, të paktën tre të vdekur - Bota Sot
Një valë e pazakontë e të ftohtit ekstrem përfshin vendin, të paktën tre të vdekur

Evropë

Një valë e pazakontë e të ftohtit ekstrem përfshin vendin, të paktën tre të vdekur

Më: 6 janar 2019 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Tre persona vdiqën në Greqi si pasojë e të ftohtit ekstrem që po përjeton vendi, raportuan sot burime zyrtare.

Tre persona, dy burra dhe një grua të cilët ndodheshin në makinë në momentin kur u përfshinë nga përmbytjet në afërsi të Athinës.

Gruaja u gjet e vdekur nga i ftohti në makinë ditën e shtunë, ndërsa të dielën u gjetën trupat e dy burrave të përfshirë nga uji.

Greqia po përballet me një valë të zgjatur të të ftohtit ekstrem, me temperatura që zbresin në zona të caktuara deri në -18 gradë Celsius dhe shumë rajone janë mbuluar nga dëbora.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...