Britania e Madhe do ta fillojë përdorimin e trenave me hidrogjen nga viti 2021

Evropë

Britania e Madhe do ta fillojë përdorimin e trenave me hidrogjen nga viti 2021

Më: 7 janar 2019 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Trenat me hidrogjen nuk e ndotin mjedisin dhe lirojnë vetëm avull të ujit. Pritet që ata të vihen në qarkullim në Britani të Madhe duke filluar nga viti 2021. Rreth 100 lokomotiva të tilla janë duke u ndërtuar dhe të gjitha pritet ta fillojnë qarkullimin në pjesë të ndryshme të Britanisë pas dy vjetëve.

Këta trena lëvizin pa bërë pothuajse aspak zhurmë dhe mund të arrijnë shpejtësi deri në 140 kilometra në orë. Trenat e rinj po identifikohen me emrin “Breeze”.  Ata do të prodhohen nga kompania franceze “Alstom”, ndërsa marrëveshja për realizimin e këtij projekti tashmë është arritur.

Hidrogjeni krijon energji për mbushjen e një baterie dhe të një motori përmes përzierjes së hidrogjenit me oksigjen. Elementet e vetme që lirohen nga këta trena janë uji dhe avulli, ndërsa energjia e liruar ruhet në bateritë me litium, të cilat janë të vendosura brenda lokomotivës.

Sidoqoftë, përdorimi i këtyre baterive nuk ka gjetur zbatim të gjerë sepse prodhimi i tyre është më i shtrenjtë sesa ndërtimi i motorëve tradicionalë. Një grup trenash elektrikë të cilët janë ndërtuar në vitin 1988 do të jenë të parët që do t’i nënshtrohen modifikimit.

Këta trena mund të udhëtojnë 1000 kilometra me një rezervuar të hidrogjenit, që është largësi e ngjashme me atë që mund ta bëjnë trenat me naftë, shkruan “Daily Mail”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat