“Jelekët e Verdhë” mbledhin 117 mijë € për ish-boksierin që ‘rrahu’ dy policë - Bota Sot
“Jelekët e Verdhë” mbledhin 117 mijë € për ish-boksierin që ‘rrahu’ dy policë

Evropë

“Jelekët e Verdhë” mbledhin 117 mijë € për ish-boksierin që ‘rrahu’ dy policë

Më: 8 janar 2019 Në ora: 22:57
Christophe Dettinger

Christophe Dettinger, një ish-boksier i cili sulmoi dy oficerë policie gjatë demonstratave të Parisit, aktualisht po mbahet në burg, por brenda pak orësh ai u bë idhulli i “Jelekëve të Verdhë”, dhe online nisi mbledhja e fondeve për t’i ofruar mbështetje familjes së tij dhe deri më tani është arritur të grumbullohen 117 mijë euro.

Christophe Dettinger ka qenë kampion i Francës në peshat e lehta dhe të rënda, gjatë demonstratave në Paris sulmoi me grushte dhe shkelma dy policë, dhe imazhet e aktit të dhunshëm u bën hir në rrjet, duke u parë në mbarë botën.

Ish-boksieri 37 vjeçar u arrestua më pas nga policia, teksa kishte postuar edhe një video ku thotë se i vjen keq për dhunën, por fton “Jelekët e Verdhë” për të vazhduar betejën e tyre me Presidentin Macron.

Për të bërë të njohur në Twitter emrin e tij ishte një përfaqësues i sindikatave të policisë që denoncoi qëndrimin Dettinger si “frikacak”.

Edhe ish-trajnerët e Dettinger kanë folur për mediat dhe kanë shprehur habinë e tyre të veçantë për sjelljen e tij.

Ndërkohë ndryshe nga ta, “Jelekët e Verdhë” po përpiqen të tregojnë solidarizimin me Dettinger në forma të ndryshme dhe një mik i boksierit thotë se janë të gjitha entuziast për të. Në mesin e 7 mijë personave që kanë kontribuuar online ekziston edhe emri i Eric Drouet, një nga drejtuesit e lëvizjes së jelekverdhëve.

Megjithatë nisma ka ngjallur polemika, me nënsekretarin dixhital, Mounir Mahjoubi që denoncoi “mbledhja padenjë” të fondeve duke shprehur “neveri”, ndërsa disa anëtarë të lëvizjeve sindikaliste të policisë sugjerojnë konfiskimin e shumës së mbledhur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...