Kërcënime për bomba në Gjermani, evakuohen pesë gjykata - Bota Sot
Kërcënime për bomba në Gjermani, evakuohen pesë gjykata

Evropë

Kërcënime për bomba në Gjermani, evakuohen pesë gjykata

Më: 11 janar 2019 Në ora: 14:37
Ilustrim

Të paktën stafi i pesë gjykatave në të gjithë Gjermaninë u evakuan sot, pas kërcënimeve për vendosje bombash, të dërguara me email, njoftuan departamente të shumta të policisë.

Gjykatat e prekura ishin në Erfurt, Kiel, Magdeburg, Potsdam dhe Wiesbaden.

Policia tha se emailet, e arritura në mënyrë anonime, bënin fjalë për sulme në të gjithë vendin.

Rreth 200 vetë duhej të evakuoheshin nga gjykata në Potsdam.

Zonat përreth ndërtesës u bllokuan dhe u fut një qen antieksploziv.

Gjykata në Erfur u kontrollua dhe më pas 30 punonjësit e saj u lejuan të ktheheshin në vendin e punës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...