Opozita serbe po përgatitet për protesta të reja kundër Vuçiqit - Bota Sot
Opozita serbe po përgatitet për protesta të reja kundër Vuçiqit

Evropë

Opozita serbe po përgatitet për protesta të reja kundër Vuçiqit

Më: 12 janar 2019 Në ora: 11:10
Beograd

Protestuesit e opozitës serbe janë duke u përgatitur për protesta shtesë në Serbi kundër presidentit Aleksander Vuçiq, të cilin e akuzojnë për cenimin e lirisë së medieve dhe shtypjen e opozitës.

Aksionet e ditës së djeshme janë të fundit në vargun e protestave kundër Vuçiqit. Protestat janë nxitur edhe më tepër muajin e kaluar, kur disa persona të dhunshëm e rrahën politikanin e opozitës, Borko Stefanoviq.

Javën e kaluar, rreth 15 mijë protestues marshuan në Beograd duke brohoritur “Vuçiq, hajn”. Për shumë protestues, sulmi ndaj politikanit të opozitës mund të krahasohet me sulmet ndaj kundërshtarëve politikë gjatë viteve të nëntëdhjeta nën udhëheqjen e ish-liderit famëkeq, Sllobodan Millosheviq.

Një grup i partive opozitare e ka fajësuar partinë e Vuçiqit për sulmin ndaj politikanit Stefanoviq. Sidoqoftë, autoritetet e kanë mohuar përfshirjen e kësaj partie në sulm. Vitin e kaluar, Komisioni Evropian kishte shprehur shqetësime për lirinë e medieve në Serbi, më saktësisht për kërcënimet dhe dhunën kundër gazetarëve, shkruan “Free Europe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...