Banorët dhe qindra turistë bllokohen nga bora e madhe në alpet zvicerane - Bota Sot
Banorët dhe qindra turistë bllokohen nga bora e madhe në alpet zvicerane

Evropë

Banorët dhe qindra turistë bllokohen nga bora e madhe në alpet zvicerane

Më: 17 janar 2019 Në ora: 09:22
Ilustrim

Më shumë se 2 mijë njerëz kanë mbetur të bllokuar të hënën në alpet zvicerane, pas reshjeve të mëdha të borës që bllokuan rrugët dhe lidhjet hekurudhore në gjithë rajonin.

Autoritetet zvicerane kanë paralajmëruar mundësinë për ortek duke bërë thirrje për kujdes të shtuar, pasi rreziku është i madh.

Qeverisja lokale e vendit të quajtur Disentis, ka bërë të ditur se banorët vendas, poashtu edhe disa qindra turistë kanë mbetur të bllokuar, dhe aktualisht nuk kanë asnjë mënyrë për të lëvizur për shkak të mbylljes së rrugëve dhe linjave të trenit, raportojnë mediat zvicerane.

Situata përshkruhet si stabile, por problematike.

Shërbimi nacional i motit, MeteoSwiss, ka bërë të ditur se disa pjesë të alpeve kanë parë borë prej 60-90 centimetrash. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...