Dempsi: Ballkani po bëhet arenë e Kinës dhe Rusisë, ndërkohë Serbia po luan lojë të dyfishtë

Evropë

Dempsi: Ballkani po bëhet arenë e Kinës dhe Rusisë, ndërkohë Serbia po luan lojë të dyfishtë

Nga: N.Sh Më: 18 janar 2019 Në ora: 11:54
Harta ballkanike

Xhudi Dempsi nga Qendra “Karnegi Evropa” ka vlerësuar për Radio Evropën e Lirë, transmeton “Bota sot” se presidenti rus Vladimir Putin po rrit ndikimin në Ballkan për shkak të pavendosmërisë së perëndimit dhe lojës së dyfishtë të Serbisë.

“Putin i cili në këtë javë akuzoi ShBA-në dhe perëndimin për destabilizimin e Ballkanit përmes zgjerimit të NATO-së, shfrytëzoi vizitën në Serbi që forcoj ndikimin e Rusisë në regjion si shkak i tensionimit dhe politikës së pavendosur të Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit”, ka deklaruar Xhudi Dempsi.

Në pyetjen për çfarë arsye erdhi deri tek retorika agresive dhe befasuese e Moskës dhe posaçërisht Putinit, ajo ka theksuar se një nga shkaqet është për shkak të tensioneve në raportet transatlantike, ndërsa Rusia përherë ka dëshiruar të dobësoj aleancën perëndimore të NATO-së dhe për këtë Putin udhëtoi në Serbi.

“Së dyti, asnjëherë nuk dihet çka mendon presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Ai ditë më parë për ‘Financial Time’ ka fol për kursin pro evropian etj, ndërsa më pas shtron tepihun e kuq për presidentin rus. Kjo do të thotë ai luan lojë të dyfishtë”, tha Xhudi Dempsi.

Sipas saj çështja e tretë është se Putin në Serbi erdhi me shefin e kompanisë Gasprom, Aleksandar Miler pasi ata shohin rritjen e ndikimit të Kinës.

“Në një mënyrë Ballkani perëndimor po bëhet arenë e Kinës edhe Rusisë në njërën anë, ndërkohë që Bashkimi Evropian tenton të mbaj nën kontrollë atë që po ndodh vendet e Ballkanit si Bosnje, Maqedoni, Mal të Zi që mori këtyre ditë kredi edhepse është në NATO “, thotë Dempsi.

Ajo nënvizoi se regjioni “është i hapur për një numër të madh të ndikimeve” andaj BE duhet të angazhohet shumë më tepër të forcoj Malin e Zi dhe të shfrytëzoj marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“BE për një kohë të gjatë ka mbajtur një politikë jokonsistente ndaj Ballkanit perëndimor, ndërkohë që Rusia edhe Kina kanë hyr atje pa ndonjë parakusht”, ka thënë Dempsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat