Vuçiqi flet për zgjedhjet, gruan e Ivanoviqit dhe kërcënimin për dhunim të Ana Brnabiqit - Bota Sot
Vuçiqi flet për zgjedhjet, gruan e Ivanoviqit dhe kërcënimin për dhunim të Ana Brnabiqit

Evropë

Vuçiqi flet për zgjedhjet, gruan e Ivanoviqit dhe kërcënimin për dhunim të Ana Brnabiqit

Nga: F.B. Më: 21 janar 2019 Në ora: 10:02
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë dhe kryetari i SNS, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar për RTS, transmeton gazeta “Bota sot” se nuk mund të vërtetoj, por as të hedh poshtë mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke shtuar se kjo varet nga shumë faktorë që determinojnë ardhmërinë e Serbisë.

Në programin e mëngjesit në RTS, ai theksoi se për të më e rëndësishme është udhëheqja e Serbisë në drejtimin e duhur, të hapen fabrika, të kemi rritjen më të mundshme ekonomike, të ulet papunësia dhe të rriten pagat edhe pensionet.

“Ky vendim është i komplikuar. Do të shkojmë në shkojmë në kryesinë e partisë dhe këshillin qendror pas kjo nuk është pyetje partiake. Në krye të partisë të gjithë janë për zgjedhje. Njerëzit po tregojnë mos durim sepse duhet të heshtin në ofendimet e personave që mendojnë se fuqia matet në decibel të zërit dhe ofendime. Njerëzit tanë po tregojnë mos durim që nuk është mirë. Nuk hedh poshtë zgjedhjet si mundësi edhe ide, Por kjo varet nga shumë gjëra që kanë të bëjnë me të ardhmen e Serbisë”, sqaroi ai.

Vuçiq ka thënë se sipas hulumtimit të opinionit në SNS që bëhet në baza ditore javore e mujore mbështetja është më e lartë se 55 për qind.

“Njerëzve nuk iu intereson sa shumë bërtitni dhe me sa vezë apo gur qëlloni ndonjë ndërtesë. Super është se keni qëlluar me vezë ndonjë ndërtesë, duhet të pastrojmë edhe paguajmë. Ka një luftë të fortë ideologjike te opozita që të na qëllojnë me vezë, me gur, që të na rrahin, pushkatojnë apo lustrojnë. Ata janë në dilema të mëdha, Gjilas që ka plaçkitur 500 milionë për 5 vjet kur ishte në pushtet tash sulmon dhe fyen të rinjtë”. tha Vuçiq.

Ai përkujton se edhe ai ishte i nënshtruar fyerjeve.

“A dëshironi që kur më quajnë Hitler edhe Pinoçeti, kur më fyejnë fëmijët në faqet e para të dal të rrah njerëz përreth. Kjo tregon se disa nuk kanë politikë dhe ide e vetme që kanë është të arrijnë pushtetin. Të flasin për fabrika nuk munden sepse nuk arritën të hapin asnjë ndërkohë që kanë mbyllur me qindra”, sqaroi duke shtuar se i njeh këta njerëz.

“Kam dëgjuar gjëra të mira të një pjesë të pjesëmarrësve në protesta, por ata nuk janë politikanë që duan vetëm para, e kjo është hajde të bëjmë diçka në institucione. Institucionet nuk forcohen me sharje të nënave, gruas së Oliver Ivanoviqit, kërcënim të dhunimit të Ana Brnabiqit apo fëmijëve. I keni 20 vjet a e dinë prindërit ku jeni”, ka thënë ai.

Vuçiq thotë se i pranon protesta sepse janë mënyra më e mirë që të zbulohet se disa nuk kanë politikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...