Politikanit i publikojnë foto komprometuese me prostituta në Beograd

Evropë

Politikanit i publikojnë foto komprometuese me prostituta në Beograd

Më: 23 janar 2019 Në ora: 10:11
Tomislav Tolusiq me një prostitutë

Mediat e Zagrebit kanë tërhequr vëmendjen e publikut me një histori të pazakontë të disa fotove ku supozohet të jetë zëvendëskryeministrit, Tomislav Tolusiq me një prostitutë.

Gazeta “Nacional” pretendon se numri dy i qeverisë kroate ka qëndruar në një hotel në Beograd me një prostitutë ku edhe kanë konsumuar kokainë.

Mirëpo, pamjet e publikuara po dalin të jenë foto-montazh dhe pretendim për t’i shkatërruar karrierën zv/kryeministrit, njëherit ministrit të Bujqësisë.

Fotot e diskutueshme të gazetës së njohur “Nacional”-it përshkruajnë se janë marrë nga një burim anonim.

Ndërsa, Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë hodhi poshtë se fotografitë mund të jetë të vërteta. SOA pretendon se pamjet e publikuara ishin të montuara. 

Image
Image
Image

Lidhur për këtë rast ka reaguar edhe vet Tolusiq. “Jam shumë i sigurt se e di kush është prapa kësaj. Jam gati të kaloj teste të drogës dhe në ndonjë mënyrë tjetër të ndihmoj të hetohet ky manipulim”, është deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat