Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës aplikuan 83 kandidatë

Evropë

Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës aplikuan 83 kandidatë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 17:05
Volodymyr Zelenskyy

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë ka njoftuar se i ka pranuar 83 aplikacione të personave të ndryshëm që synojnë të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale.

Ky institucion ka bërë të ditur se deri tash i ka miratuar 28 aplikacione, 22 i ka refuzuar si të papranueshme dhe 33 tjera do të merren në shqyrtim gjatë ditëve të ardhshme. Komisioni do ta publikojë listën zyrtare të kandidatëve të pranuar jo më larg se më 9 shkurt.

Sipas të dhënave të anketave të fundit, tre kandidatët që kanë më së shumti gjasa për fitore janë presidenti aktual, Petro Poroshenko, ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko dhe humoristi Volodymyr Zelenskyy.

Presidenti aktual njoftoi më 29 janar se do të garojë për mandatin e dytë pesëvjeçar si president, duke premtuar se do të bëjë përpjekje për anëtarësim të Ukrainës në Bashkim Evropian dhe në NATO.

Poroshenko kishte ardhur në pushtet në shkurt të vitit 2014 pas protestave që e kishin rrëzuar presidentin e afërt me Moskën, Viktor Yanukovych, shkruan “Free Europe”,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat