Shtatë persona kanë vdekur pas një zjarri në një ndërtesë në Parisin jugperëndimor, thonë nga shërbimi i zjarrfikësve, transmeton BBC
Thuhet se rreth 30 njerëz, duke përfshirë tre zjarrfikës, u plagosën. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
“Numri i viktimave mund të rritet ende sepse zjarri po vazhdon akoma në katet 7 dhe 8”, tha një zëdhënës i zjarrfikësve.
Akoma nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin i cili u përhap gjatë natës duke i detyruar disa banorë të kërcenin nga lart në mënyrë që t’ju shpëtonin flakëve dhe tymit.