Mijëra njerëz kanë marshuar në kryeqytetin e Serbisë për të protestuar ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq.
Ai ka treguar shenja nervoze pas 10 javësh radhazi të demonstratave anti-qeveritare.
Protestat, të cilat janë po mbahen edhe jashtë Beogradit, po akuzojnë Vuçiqin për shtypjen e mediave të lira dhe të demokracisë në vend, ndërsa ai mohon këto akuza.
Vuçiq është një- ish nacionalist ekstrem pro-rus që tani thotë se dëshiron që Serbia të bashkohet me Bashkimin Evropian, shkruan The News and Observer.
Ndërkaq, sipas mediave serbe protestuesve u janë bashkuar edhe studentët e Beogradit, të cilët kanë artikuluar moton kryesore – dorëheqjen e presidentit serb.
Protestat nisën pasi disa banditë rrahën një politikan opozitar në nëntor.