Me 26 prill 1986 , 129 tonë material radioaktiv janë hedhur në atmosferë nga centralit atomik në Çernobil në veri të Ukrainës, ku dikur ishte vendbanimi Pripjat tash është shndërruar në qytet të fantazmave, duke I ekspozuar njerëzit me radioaktivitet 90 herë më të madh se bomba atomike e hedhur në Hiroshimë.
Zona e Çernobillit është zonë e veçantë e mbuluar me vegjetacion të madhd dhe e populluar me lloje të shumta të kafshëve nga më të ndryshmet.
Sipas studimeve të kryera nga revista “Kjurent bajologji”, në zonën e rezervatit natyror që shtrihet në veri të elektranës së Çernobillit, mund të hasen losos, kaproj, derra të egër dhe ujq, në rezervatin Polesije që u krijua pas katastrofës së vitit 1986.