Vandalizohet për të dytën herë monumenti i Karl Marksit në Londër

Evropë

Vandalizohet për të dytën herë monumenti i Karl Marksit në Londër

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 16:18
Monumenti i Karl Marksit në Londër

Monumenti i Karl Marksit në Londër është vandalizuar për herë të dytë në dy javë.

Fjalët “Doktrina e Urrejtjes” dhe “Arkitekti i Gjenocidit” janë shkruar me të kuqe në monumentin e tij në varrezat Highgate.

Incidenti vjen vetëm pak ditë pasi monumenti u dëmtua rëndë me çekiç më 4 shkurt. Vandalizimi i monumentit të filozofit gjerman është bërë në mënyrë të qëllimshme.

Nuk ka pasur arrestime në lidhje me sulmet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat