Autoritetet britanike do t’i përdorin gjurmuesit GPS për të përgjuar të dënuarit - Bota Sot
Autoritetet britanike do t’i përdorin gjurmuesit GPS për të përgjuar të dënuarit

Evropë

Autoritetet britanike do t’i përdorin gjurmuesit GPS për të përgjuar të dënuarit

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 21:50
Foto ilustrim

Mijëra kriminelë në Angli dhe Uells do të përgjohen me gjurmuesit GPS, për t'i lejuar autoritetet t’i kenë ata nën kontroll për 24 orë në ditë.

Aktualisht, kriminelët përcillen me sisteme të instaluara në shtëpitë e tyre, por është dëshmuar se praktikat e tilla nuk janë efektive në kohët e caktuara.

E, me sistemin e ri GPS, autoritetet britanike do t’i përcjellin lëvizjet e një personi kudo që të shkojë.

Sekretari i Drejtësisë tha se ky plan do t’i mbrojë më mirë viktimat e abuzimit familjar.

Metodat aktuale, të përdorura gjerësisht për të zbatuar një mbikëqyrje ose arrest shtëpiak, lëshojnë paralajmërim nëse personi nuk është i pranishëm në një adresë të caktuar.

Rreth 60.000 të dënuar aktualisht janë nën vëzhgim në Angli dhe Uells.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...