Industria greke e turizmit regjistroi rekord të ri në vitin 2018, si në aspektin e numrit të vizitorëve edhe të të ardhurave, njoftoi sot Banka Qendrore.
Numri i vizitorëve u rrit me 10,8% duke arritur 30,1 milionë në vitin e kaluar, ndërkohë që të ardhurat u rritën me 18,2% duke arritur në 16 miliardë euro.
Me 4,4 milionë vizitorë, 18,2% më shumë se sa vitin e kaluar, gjermanët ishin grupi më i madh mes turistëve të huaj. Turizmi është një sektor kyç i ekonomisë së Greqisë, që është duke u rimëkëmbur nga kriza e rëndë financiare e vitit 2010, pasi mbylli edhe programin e tretë dhe përfundimtar të ndihmës ndërkombëtare në Gusht.