Corbyn: Tjetër referendum nëse nuk ka marrëveshje për Brexit

Evropë

Corbyn: Tjetër referendum nëse nuk ka marrëveshje për Brexit

Më: 21 shkurt 2019 Në ora: 21:07
Jeremy Corbyn

"Në Komisionin e BE-së kemi pasur një sërë diskutimesh të sinqerta dhe informuese, pasi rreziku i një Brexit-i pa marrëveshje është shumë serioz dhe i pranishëm", tha lideri britanik i laburistëve, Jeremy Corbyn, pas takimit të tij në Bruksel me kryenegociatorin e BE, Michel Barnier.

”Për mundësinë e një referendumi të dytë ne do të bëjmë një mocion në parlament, siç e kemi bërë tashmë, dhe që është refuzuar, por qartë pjesë e axhendës së Partisë Laburiste”, shtoi Corbyn, i cili tha se ishte në favor të një bashkimit doganor me BE.

“Ne besojmë fuqishëm se ky propozim është i besueshëm dhe takimet tona sot kanë konfirmuar se mund të negociohet. Problemi është se kryeministrja May nuk dëshiron një marrëveshje në tavolinë’’, shtoi Corbyn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat