Britania anulon nënshtetësinë e dy grave që gjenden në Siri - Bota Sot
Britania anulon nënshtetësinë e dy grave që gjenden në Siri

Evropë

Britania anulon nënshtetësinë e dy grave që gjenden në Siri

Më: 10 mars 2019 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Dy grave nga Britania e Madhe që po qëndrojnë në kampet e Sirisë, u është anuluar nënshtetësia britanike. Ky vendim vjen disa ditë pas vdekjes së foshnjes së Shamima Begum, e cila kishte ikur nga Londra për në Shtetin Islamik dhe iu ishte anuluar nënshtetësia edhe pse ajo kishte kërkuar të kthehej.

Ministria e Brendshme nuk ka dashur të komentojë lidhur me rastin.

Vendimi për tërheqjen e nënshtetësisë, thuhet se është bazuar në fakte dhe se është analizuar për kohë të gjatë.

Mediat lokale raportojnë se Reema 30 vjecare dhe Zara 28, po jetojnë në kampe të ndryshme të refugjatëve.

Qeveria britanike është përballur me kritika pas vdekjes së foshnjes së Shamima Begum, e cila kishte kërkuar kthimin në Britani. Begum kishte ikur nga Londra për t’iu bashkuar Shtetit Islamik në moshën 15 vjecare.

Familjarët thanë se Britania ka dështuar ta mbrojë foshnjën ndërsa Partia Laburiste tha se vdekja e foshnjës është rezultat i vendimit johuman të sekretarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...