39 kandidatë garojnë për President të Ukrainës, në mesin e tyre katër gra

Evropë

39 kandidatë garojnë për President të Ukrainës, në mesin e tyre katër gra

Më: 15 mars 2019 Në ora: 23:56
Ukrainë

Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, do të garojnë për president 39 kandidatë.

Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë janë planifikuar për 31 mars të 2019-të, ndërsa fushata zgjedhore filloi zyrtarisht më 31 dhjetor të 2018-ës.

Regjistrimi i kandidatëve u mbyll më 4 shkurt të këtij viti ndërsa  me 9-të u shfaq edhe lista përfundimtare e kandidatëve presidencialë.

KQZ-ja e Ukrainës fillimisht regjistroi 44 kandidatë presidencialë por pesë prej tyre u tërhoqën në favor të kandidatëve të tjerë.

Në total, katër gra kandidojnë për postin e presidentit në Ukrainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat