Nis hetimi për vrasjen e modeles italiane e cila dëshmoi kundër Silvio Berluskonit - Bota Sot
Nis hetimi për vrasjen e modeles italiane e cila dëshmoi kundër Silvio Berluskonit

Evropë

Nis hetimi për vrasjen e modeles italiane e cila dëshmoi kundër Silvio Berluskonit

Më: 16 mars 2019 Në ora: 20:25
Imane Fadil

Prokurorët italianë thanë të premten se kishin hapur një hetim për vrasjen e mundshme misterioze të një modeleje marokene, e cile ishte një mysafire e rregullt në partitë e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni, shkruan Euronews,

Imane Fadil, 33 vjeçe, vdiq më 1 mars një muaj pasi u pranua në një spital të Milanos me dhimbje të forta stomaku. Në atë kohë ajo u tha miqve dhe avokatit të saj se ajo ishte helmuar.

Kryeprokurori i Milanos Francesco Greco i tha agjencisë së lajmeve Reuters se mjekët nuk kanë identifikuar me ndonjë patologji që mund të shpjegojë vdekjen, duke shtuar se ka pasur disa anomali në dosjet mjekësore të Fadilit.

Fadil dëshmoi në gjyqin e vitit 2012 të Berlusconi, i cili akuzohej se pagoi për seks me një balerinë të klubit të natës marokene, Karima El Mahroug, me nofkën Ruby, kur ishte nën moshën 18 vjeç dhe kështu ishte shumë e re sipas ligjit italian, ajo ishte paguar si prostitutë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...