Një tërmet 4.5 ballë e dridhi Greqinë

Evropë

Një tërmet 4.5 ballë e dridhi Greqinë

Më: 17 mars 2019 Në ora: 17:00
Foto ilustruese

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet 15 kilometra në lindje, në verilindje të Zakynthos, ndërsa thellësia fokale është vendosur në 25.3 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për viktima apo dëme materiale. Mësohet se lëkundjet u ndjenë në disa zona të Peleponezit perëndimor.

11 minuta pas tërmetit të parë u regjistruan të tjera lëkundje me magnitudë 2.5. Kujtojmë që Greqia shtrihet në një zonë që ka prirje për lëkundje sizmike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat