Ministri gjerman Londrës: “Mos na testoni durimin” me paqartësitë rreth Brexitit - Bota Sot
Ministri gjerman Londrës: “Mos na testoni durimin” me paqartësitë rreth Brexitit

Evropë

Ministri gjerman Londrës: “Mos na testoni durimin” me paqartësitë rreth Brexitit

Më: 19 mars 2019 Në ora: 11:10
Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth,

Një pakënaqësi të tillë Roth e ka shprehur vetëm një ditë pasi që Brexiti shënoi një kthesë të re kaotike, kur kryetari i Parlamentit britanik vendosi se Qeveria nuk mund ta paraqesë sërish për votim të njëjtin propozim të marrëveshjes së divorcit nga BE-së dhe shtoi se ai duhet të marrë një formë krejtësisht ndryshe, ka raportuar “Reuters”.

“Durimi ynë, si Bashkim Evropian, aktualisht po vihet në një sprovë të rëndë”, ka thënë Roth para gazetarëve, në prag të takimi të mëvonshëm me ministrat për Evropë të bllokut. “Mund vetëm t’u bëjë thirrje sërish partnerëve tanë britanikë në Londër që më në fund të dalin me propozime konkrete se si çfarë lloj zgjatje të afatit të Brexitit ata duan”.

Roth tha se synimi kryesor i Gjermanisë është që ta shmangë Brexitin e çrregullt, por shtoi se mund ta pranojë shtyrjen e afatit të paracaktuar të daljes, më 29 mars, vetëm në rast se Londra e mendon qartë opsionin. Shtyrja e afatit përtej muajit qershor do ta nënkuptonte pjesëmarrjen e Britanisë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ka shtuar ai.

“Të dashur miq në Londër, ju lutem përmenduni. Koha po fluturon”, ka thënë Roth.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...