Bisedimet e Brexitit janë në fluks dhe çdo gjë mund të ndodhë

Evropë

Bisedimet e Brexitit janë në fluks dhe çdo gjë mund të ndodhë

Më: 22 mars 2019 Në ora: 00:33
Jean Claude Juncker dhe Theresa May

Më shumë se një orë pasi Donald Tusk dhe Jean Claude Juncker do të dilnin në konferencë për media, krerët e BE-së po qëndrojnë të mbyllur në diskutime. Duket sikur kjo do të jetë një natë e gjatë në Bruksel.

Është duke u bërë e qartë se udhëheqësit kanë lëvizur nga sugjerimi i mëparshëm i Tusk-ut për një zgjatje specifike, duke paraqitur propozime të ndryshme për datat.

Sipas një diplomati, një mundësi e diskutimit është se BE-ja mund të ofrojë një zgjatje më të madhe në qoftë se Britania e Madhe pranon të marrë pjesë në zgjedhjet evropiane që do të mbahen në maj, shkruan CNN.

Këto zgjedhje dhe afati i 11 prillit për Britaninë për të deklaruar nëse do të marrë pjesë në zgjedhje, janë qartë një faktor i ndërlikuar në bisedime.

“Theresa May foli për rreth 90 minuta gjatë takimit. Por, udhëheqësit dukeshin të pakënaqur nga pamundësia e saj për të paraqitur një strategji të qartë në rast se marrëveshja e saj nuk përkrahet në parlament javën e ardhshme. Ajo nuk dha asnjë përgjigje, asnjë qartësi në asnjë drejtim", tha një diplomat për CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat