May: Nuk kam mbështetje, por do të arrij që të siguroj përkrahjen për votimin e tretë të Brexit - Bota Sot
May: Nuk kam mbështetje, por do të arrij që të siguroj përkrahjen për votimin e tretë të Brexit

Evropë

May: Nuk kam mbështetje, por do të arrij që të siguroj përkrahjen për votimin e tretë të Brexit

Më: 26 mars 2019 Në ora: 09:31
Theresa May

Theresa May e pranoi përpara ligjvënësve se nuk ka mbështetje të mjaftueshme për të fituar në votimin e tretë mbi marrëveshjen e saj me Bashkimin Europian.

Ajo e bëri të qartë se do të përpiqet me të gjitha forcat ta sigurojë një përkrahje të tillë përpara se t’i drejtohej përsëri Dhomës së Komuneve dhe sqaroi se do të urdhërojë konservatorët që të votojnë kundër përpjekjes së një grupi deputetësh të drejtuar nga një konservator, Sir Oliver Letëin, për të votuar mbi një plan alternativ ndaj atij të sajit.

Qeveria britanike do t’u japë më shumë kohë në dispozicion anëtarëve të Parlamentit për mbajtjen e votimit, por as kjo nuk ia fashit May-t skepticizmin në lidhje me këtë proces.

“Votat mund të çojnë në një rezultat që është i panegociueshëm me BE-në. Asnjë qeveri nuk mund të japë çek të bardhë për t’u angazhuar ndaj një rezultati pa e ditur se cili do të jetë ai. Ndaj, unë nuk mund ta angazhoj qeverinë që të japë rezultatin e çfarëdo votimi të mbajtur nga kjo dhomë, por zotohem që të ketë një angazhim konstruktiv në këtë proces”, deklaroi May.

Marrëveshja e May me Bashkimin Evropian është refuzuar dy herë në Dhomën e Komuneve dhe kryeministrja ka bërë të qartë se do ta çojë për një votim të tretë vetëm nëse siguron mbështetje të mjaftueshme. Por, Partia Unioniste Demokratike është vënë në ballë të rezistencës së mbështetur tek klauzola e kufirit irlandez, e mund të tërheqë pas vetes edhe shumë të tjerë.

BE-ja ndërkohë i ka përfunduar të gjitha përgatitjet e saj për një skenar “Brexit-i pa marrëveshje” në 12 prill.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...