Si pjesë e një aksioni të policisë globale kundër trafikantëve dhe blerësve të mallrave të paligjshme në "Dark Web", u arrestuan 61 persona, ndërsa në rrjet u mbyllën 50 llogari online, të cilat u përdorën për aktivitete të paligjshme, njofton sot Europol.
Sipas deklaratës, agjencitë ndërkombëtare të policisë kryen 65 bastisje gjatë operacionit dhe konfiskuan 299.5 kilogramë drogë, 51 armë zjarri dhe mbi 6.2 milionë euro.