Berlusconi kandidat për zgjedhjet e PE, dëshiron ta bashkojë Evropën

Evropë

Berlusconi kandidat për zgjedhjet e PE, dëshiron ta bashkojë Evropën

Më: 31 mars 2019 Në ora: 19:10
Silvio Berlusconi

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka thënë se ka kandiduar për zgjedhjet evropiane, pasi ai dëshiron të luftojë për një bashkimin e Evropës, e cila është besnike ndaj vizionit të themeluesve të saj.

Berlusconi foli në konventën e qendrës së tij të krahut të djathtë Forca Italia, popullariteti i të cilit ka rënë në vitet e fundit, pasi votuesit u drejtohen partive të djathta me mesazhe anti-emigruese dhe euroskeptike, si Partia e Lidhjes.

Ish-kryeministri tha se dëshiron që Evropa të “kthehet në projektin e baballarëve të themeluesve, të cilët dëshironin Evropën më të bashkuar, Evropën me një diplomacinë dhe një politikë të mbrojtjes”.

Berlusconi u ndalua nga kryerja e detyrës publike për gati pesë vjet me akuza për shpërdorim të taksave. Gjykata vitin e kaluar, duke përmendur sjelljen e tij të mirë, vendosi që ai mund të garojë përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat