Maas paralajmëron qeverinë britanike: Nuk ka më shtyrje të Brexit

Evropë

Maas paralajmëron qeverinë britanike: Nuk ka më shtyrje të Brexit

Më: 16 prill 2019 Në ora: 17:46
Heiko Maas

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas paralajmëroi britanikët që të mos e shtyjnë vendimin për t’u larguar nga Bashkimi Europian përtej fundit të muajit tetor.

“Ata duhet të vendosin çfarë duan në tetor”, tha Heiko Maas për “Financial Times” në një intervistë të publikuar sot.

“Nuk mund të zvarritet Brexit një dekadë”, vazhdoi ai.

Maas paralajmëroi gjithashtu liderët britanikë se “çdo kërkesë për një shtyrje të Brexit do të shihet si një jusitifikim për të qëndruar në BE”.

Javën e kaluar, 27 shtetet e BE-së pranuan t’i garantojnë qeverisë britanike një shtyrje mbi daljen e saj nga BE-ja deri në fund të tetorit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat