Roma pranë falimentimit, nevojitet një plan shpëtimi - Bota Sot
Roma pranë falimentimit, nevojitet një plan shpëtimi

Evropë

Roma pranë falimentimit, nevojitet një plan shpëtimi

Më: 23 prill 2019 Në ora: 15:28
Romë

Partnerët e koalicionit në Itali takohen në përpjekje për të vendosur për një plan financiar shpëtimi për qytetin e Romës.

Borxhi 12 miliardë eurosh i kryeqytetit duhet ristrukturuar për të evituar falimentimin, por Lega e Veriut dhe Lëvizja Pesë Yjet janë të ndarë në këtë pikë.
Marrëdhëniet mes partnerëve janë përkeqësuar edhe si pasojë e akuzave për ryshfete, javën e shkuar.

Borxhi i Romës, që daton prej 11 vitesh, duhet rifinancuar me urgjencë për të evituar falimentimin në 2022.

Partnerët e koalicionit më herët kanë rënë dakord për një paketë shpëtimi që pret miratimin e qeverisë.

Por, marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit u dëmtuan nga akuzat e javës së shkuar se nënsekretari i Legës së Veriut, Armando Siri, ka marrë ryshfet nga një biznesmen siçilian me lidhje me mafian. Por, Mateo Salvini, zëvendëskryeministër dhe lider i Legës së Veriut, tani sugjeron se ndihma për Romën do të bënte që edhe qytetet e tjera që kanë probleme të ngjashme financiare të kërkojnë ndërhyrje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...