Përleshje mes policisë dhe jelek verdhëve në Strasburg të Francës

Evropë

Përleshje mes policisë dhe jelek verdhëve në Strasburg të Francës

Më: 27 prill 2019 Në ora: 23:16
Pamje nga protesta

Policia franceze ka gjuajtur me gaz lot sjellës në mënyrë që t’i largojë protestuesit të cilët ishin nisur drejtë ndërtesës së parlamentit evropian, në pjesën lindore të qytetit të Strasburgut, raporton Euro News.

Të ashtu quajturit, jelek verdhët, protestuan në rrugë, pothuajse në çdo qytet të Francës, që e detyruan presidenti francez, Emmanuel Macron, të bëjë shkurtime të taksave me vlerë prej 5 miliardë euro.

Protestat kanë filluar që nga muaji nëntor i vitit të kaluar, për shkak të rritjes së numrit të naftës, por shumë herë ka eskaluar në dhunë dhe cilësohej si një revoltë kundër politikanëve dhe qeverisë.

Rreth dy mijë protestues ishin mbledhur afër institucioneve të Bashkimi Evropian në Strasburg, e që sipas organizatorëve, synimi ishte që protesta të ketë efekt ndërkombëtarë, e marshimi drejt parlamentit evropian, do të ishte simbolike, për t’i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të BE-së për protesta.

Nga frika e qytetarëve, dhe frika se ata do t’i sulmojnë ndërtesat institucionale, qeveria i ka ndaluar të gjitha protestat, dhe çdo protestë e jelek verdhëve, tani është ilegale.

Një dëshmitar tha se policia ka gjuajtur gaz lotsjellës në mënyrë që t’i detyrojë protestuesit të tërhiqen.

Ndërsa sot protesta u mbajt edhe në Paris, por në përgjithësi ishin të qeta.

Ministri i brendshëm i Francës, tha se numri i protestuesve jelek verdhë po zvogëlohet. Javën e kaluar, 9.600 persona morën pjesë në këtë protestë në gjithë Francën, ndërsa këtë jave morën pjesë vetëm 5.500 persona.

Gjatë muajit nëntor, 300.000 persona në gjithë Francën, morën pjesë në këtë protestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat