Malta shpëton 85 imigrantë që po fundoseshin

Evropë

Malta shpëton 85 imigrantë që po fundoseshin

Më: 11 maj 2019 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Forcat e Armatosura të Maltës njoftuan se një anije patrulluese e këtij shteti  i ka shpëtuar një grup prej 85 personave të premten në mbrëmje dhe se ata do të dërgohen në Maltë të shtunën në mëngjes.

Ushtria njoftoi se personat e shpëtuar po udhëtonin me një anije të drunjtë që po fundosej. Malta ka qenë një nga shtetet që më së shumti ka bërë përpjekje për t’i shpërndarë imigrantët e shpëtuar në shtetet e Bashkimit Evropian pasi anijet e shpëtimit nuk u lejuan të hyjnë në Itali.

Rasti më i ri ishte ai i anijes “Alan Kurdi”, me të cilën u shpëtuan 60 imigrantë. Pasi Italia ia refuzoi hyrjen në territorin e saj, anija i lëshoi këta persona në Maltë. Pritet që ata tash të dërgohen në Gjermani, Francë, Portugali dhe Luksemburg.

Komisioneri i Bashkimit Evropian që është përgjegjës për migrimin, Dimitris Avramopolous, e vizitoi Maltën këtë javë dhe e çmoi përgjigjen e ishullit ndaj migrimit ilegal në Detin Mesdhe. “Pa asnjë dyshim, Malta po përballet me sfida të mëdha të migrimit në krahasim me numrin e popullsisë”, tha Avramopoulos.

Malta i pranoi edhe 108 imigrantë të tjerë në muajin mars pasi autoritetet e rrethuan një anije të vogël që ishte marrë nën kontroll nga tre adoleshentë, të cilët kërkonin që ata të mos kthehen në Libi, por të shkojnë në Maltë, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat